ASH-AAA: Me qeverisjen tonë, lojërat e fatit vetëm në hotele me pesë yje

Advertisment

Forumet rinore të koalicionit AAA-ASH, sot kanë mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me lojërat e fatit dhe kazinot. Ata deklaruan se falë partisë shqiptare në pushtet (BDI) u lejua hapja e kazinove në të gjitha vendbanimet shqiptare.

“Sot qytetari i Maqedonisë shpenzon mesatarisht 200 euro në vit për lojëra të fatit, dhe kjo sasi vetëm se rritet, ndërsa qeveria e RMV-së ka filluar që të hap kazinot në të gjitha anët, ndërsa shtetet e rajonit dhe të botës kanë filluar që t’i mbyllin ato. Përfaqësuesit e BDI-së propozuan ligj për mbajtjen e kazinove 500m afër vendbanimeve, ndërkaq zv.kryeministri Bujar Osmani i dha leje kompanisë MaxBet të Sasho Mijallkovit, që të hap lokalet dhe lojërat e fatit në shtetin tonë”, deklaruan nga Forumi Rinor i koalicionit ASH-AAA, përcjell INA.

Reklame

Gjithashtu nga Forumi Rinor premtuan se me qeverisjen e ardhshme të koalicionit AAA-ASH, lojërat e fatit do të lejohen vetëm në hotele me pesë yje, ku me këtë garantohet se nuk do të jenë afër vendbanimeve, dhe nuk janë të qasshme nga gjithësecili.