ASH-AAA: Të bu rgosen Zaevi e Ahmeti për ta pastruar shtetin nga korrupsioni (video)

Drejtuesit e forumeve rinore të ASH-së dhe AAA-së kanë ironizuar me planin e veprimit kundër korrupsionit të Qeverisë. Ata sot para ndërtesës së Qeverisë vendosën një tabelë me, siç thanë, njerëzit më të korruptuar në Maqedoninë e Veriut.

Omer Ajdini nga FRASH, tha se për të pastruar vendin nga korrupsioni duhet të bu rgosen dy figurat kryesore të politikës në vend, kryeministri Zoran Zaev dhe partneri i tij shqiptar, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Reklame

“Ky aksion sot ka të bëjë me deklarimin e djeshëm të kryeministrit Zoran Zaev i cili për fat të mirë ose të keq, shpalosi një aksion plan për lu ftim të korrupsionit në Qeverinë e tij. Ne mendojmë se ky plan aksion është shumë i nevojshëm pikërisht sepse kjo qeveri kokë e këmbë është e zhytur në korrupsion.

Megjithatë, sipas një analize që i kemi bërë këtij plani aksional mendojmë që është gjeneral dhe nuk ka diçka shumë specifike prandaj ne sot kemi vendosur që ta pëmbushim këtë aksion plan që e prezantoi kryeministri Zoran Zaev dhe t’i shtojmë disa pika që do të mundësojnë pastrimin e mirëfilltë të Qeverisë nga korrupsioni.

 

P.sh. ndër pikat që ne i kemi vendosur, pika e parë është bu rgosja e kryeministrit Zoran Zaev, i cili arriti që ta bëjë Maqedoninë e Veriut vendin më të korruptuar në Ballkan.

Pika e dytë ka të bëjë me bu rgosjen e Ali Ahmetit i cili është i dyshuar për involvim korruptiv në rastin “Maxhar Telekom”. E treta ka të bëjë me Bujar Osmanin, i cili ishte një pacient në rastin “Pacienti”.

Pra këto janë disa pika që do të mundësojnë pastrimin e mirëfilltë nga korrupsioni të kësaj Qeverie dhe shpresojmë që kryeminsitri Zoran Zaev do t’i merr parasysh këto pika nëse vërtetë e ka sinqerisht çështjen e pastrimit të tij nga korrupsioni”, tha Omer Ajdini, kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët./Gazeta LAJM