ASH – AAA: Zaev po bën p azarllëqe për vaksinat

Koalicioni Aleanca për Shqiptaрët dhe Alterntiva kanë reaguar kundër Ministrit Filipçe dhe kryeministrit Zaev pasi që sipas tyre ata po kryejnë pazarlлëqe dhe ndërmarрje jashta çdo norme humane. Përfaqësusja e koalicionit tha se pas publikimit te korrespodencës së Ministrisë së Shëndetësisë me kompaninë Fantome nga Hong Kongu me qëllim të furnizimit me vaksinën kineze u vërtetua skema kriminale e ministrit dhe kryeministrit Zaev.

“Pas publikimit të korrespondencës së Ministrisë së Shëndetësisë me kompaninë fantome nga Hong Kongu, me qëllim të furnizimit me vaksina kineze , u vërtetua skema kriminale e këtij ministri dhe kryeministrit Zaev.

Edhe në këtë kohë krize ku mijëra qytetarë janë të infektuar, kur numri i të infektuarve rritet çdo ditë e më shumë, kur fatkeqësisht edhe numri i qytetarëve që e humbin jetën është në rritje, ministri Filipçe dhe kryeministri Zaev nuk e kanë mendjen që të sigurojnë vaksina në mënyrë të rregullt, por përkundrazi bëjnë pazarllëqe dhe ndërmarrje jashtë çdo norme humane.

Është për tu habitur se si kryeministri Zaev, i përdor kompanitë që përmenden në të ashtuquajturat “bomba”, nga aktiviteti kriminel i Gruevskit, për të njëjtin qëllim, por tani edhe në kurriz të shëndetit të qytetarëve.

Në këtë situatë, gjëja më e logjikshme do të ishte dorëheqja e ministrit Filipce dhe kryeministrit Zaev, për të mirën e qytetarëve” tha përfaqësusja e koalicionit ASH-AAA./TS/