ASh: Asistenti i Jankullovskës nuk mund të hetojë parregullsitë zgjedhore

Regjimi LSDM-BDI edhe një herë po dëshmon se do të bëjë çdo gjë për të  penguar zgjedhjet e lira, fer dhe demokratike.

Prokuroria ka themeluar komision të përkohshëm për ndjekjen e  parregullsive zgjedhore, të udhëhequr nga ish Zëvendës ministri i  punëve të brendshme, Xhelal Bajrami, i cili u bë i famshëm si  asistenti i Jankollovskës në montimin e rastit Monstra.

Të gjithë ishim dëshmitarë se si janë zgjedhur gjykatësit dhe  prokurorët në kohën e “tefterëve” të Jankullovskës.

Emërtimi i një kuadri kryekëput partiak në krye të komisionit që duhet  të jetë i pavarur, flet më së miri për vullnetin e regjimit hibrid për  manipulimin e zgjedhjeve.

U bëjmë me dije se do të ndjekim në çdo hap, çdo mashtrim dhe çdo  tentativë për të vjedhur zgjedhjet nga ana e tyre, ndërsa fjalën  kryesore do ta kenë qytetarët të cilët me dalje masive dhe  shfrytëzimin e së drejtës së votës do të pamundësojnë çdo manipulim të  regjimit.