ASH: BDl, ditën e kërkon Vetingun, ndërsa natën lutet që kurrë mos të ndodh

Aleanca për Shqiptarët (ASH) i është përgjigjur sot BDI-së pas daljes së zëdhënësit të kësaj partie, Bujar Osmani për premtimet për veting dhe drejtësi.

“E ‘përgëzojmë’ BDl që paska vendosur sipas Bujar Osmanit të “reformohet”, por kjo fatkeqsisht është një gënjeshtër! Shqiptarët do i besonin kësaj gënjeshtre sikur Bujar Osmani i dyshuar nga Prokuroria publike Speciale, për korrupcion te lartë, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare si Ministër i shëndetësisë, të kishte dalë të paktën njëherë para drejtësisë. Shqiptarët do i besonin ” reformimit” te BDl-së nëqoftëse Bujar Osmani do të kishte dhënë dorëheqje pas refuzimit të komisionit të BE që Maqedonia e Veriut ti hap negociatat me BE. Zëvendës Kryeministri për Euro-integrime, është ndër përgjegjësit kryesor që nuk u hapën negociatat me BE, i njejti fajsoi Francën dhe shtetet e BE, duke qenë i vetëdishëm se vet ai është zyrtar i lartë qeveritar i dyshuar për korrupcion të lartë.”, thekson ASH.

Më tej nënvizohet se shqiptarët do i besonin sot BDl për reformimin e saj, nëqoftëse BDl do të ishte distancuar nga deputeti Xhevat Ademi i cili sipas dëshmisë së prindërit të të plagosurit u akuzua si shkaktar i plagosjes në dasëm BDl dhe lideri i saj u vunë në mbrojtje të deputetit kauboj.

“Broçkullat e Bujar Osmanit për Vejting nuk pinë ujë më, sepse vettingun më të mirë do tua tregojnë shqiptarët m 12 Prill, ku ndëshkimin e par do ta marrin nga votuesit shqiptar, që BDl i ka shfrytëzuar për më shumë se 15 vite, duke shijuar pushtetin, duke u korruptuar, ndërsa shqiptarët duke i varfëruar dhe duke i dërguar në mërgim. Vetingu i vërtetë do të fillojë vetëm atëherë kur BDl do i humb zgjedhjet dhe do të jetë në opozitë, ku do të bëhet çkapja e sistemit të drejtësisë nga prokuror dhe gjyjakatës partiak të BDl-së. Kjo do të ndodh së shpejti, nga vota demokratike dhe e lirëe shqiptarëve që e duan ndryshimin. Ndryshim do të thotë të ndalim migrimin, të rregullojmë mirëqenien ekonomike, të kthejmë drejtësinë por edhe bashkarisht me ndihmën e BE-së ta reformojmë sistemin e drejtësisë duke i ti hapur dhe ti zgjidhur të gjitha rastet gjyqesore ku bën pjesë edhe rasti Pacient, Magjar Telekom dhe shumë raste tjera ku te dyshuar janë udhëheqesia e lartë e BDl. Ndryshimi po vjen me 12 Prill bashkë me Vettingun e vertetë të cilën BDl shtiret sikur e do ndërsa lutet që kur mos të ndodh”, thekson ASH.