ASH: BDl kënaqet me paratë e popullit, populli lihet në harresë

Advertisment

Edhe sa nxënës shqiptarë duhet të rropaten rrugëve dhe të lihen në harresë për shkak se funksionarët tanë ende nuk janë ngopur, dhe në vend se të punojnë për të përmirësuar kushtet ata punojnë vetëm për xhepin e tyre!

Kryetari i Këshillit Komunal në Çashkë, nga radhët e Aleancës për Shqiptarët Halil Ferati për t’ua rikujtuar të gjithëve përgjegjësinë morale dha dorëheqje nga posti i kryetarit pikërisht sepse kërkesat e tija nuk janë realizuar nga shumica tjetër e këshilltarëve. Këtë pjekuri politike që ka treguar Ferati, nuk po e bëjnë me vite funksionarët e BDI-së që për dallim nga Halil Ferati vota e të cilit është e vetme dhe nuk ka fuqinë e njëjtë si të shumicës, ata duke gëzuar këtë shumicë fatkeqësisht e shfrytëzojnë vetëm për interesa personale.

Reklame

Dorëheqja e Feratit nuk do të thotë edhe dorëheqje nga kërkesat që ai vazhdimisht ka bërë, ai do të vazhdojë të jetë zëri i Aleancës për Shqiptarët derisa kërkesat tona në Çashkë të realizohen.

Përpos Çashkës, edhe shumë vendbanime tjera shqiptare përballen me të njëjtat probleme.

Është e dhimbshme të shohësh se ende ka nxënës që duhet të ecin me kilometra për të arritur në shkollë, sepse ky pushtet nuk merr mundimin as t’u sigurojë transport. Madje, pa pikë turpi personat përgjegjës për transport të emëruar nga vetë BDI nuk e shohin të arsyeshme të përgjigjen në pyetjet e gazetarëve për këtë çështje. Këta persona të papërgjegjshëm shumë shpejt kanë harruar se votat e popullit janë ata që u sigurojnë punë për t’iu dalë në ndihmë nevojave të tyre, e jo nevojave personale.

Aleanca për Shqiptarët kërkon urgjentisht zgjidhje të problemit me shkollën në Vizbeg dhe jo vetëm, zgjidhje presin edhe shkolla në Idrizovë, Bllacë e shumë tjera ndërsa arsyetimi se po kompletohet dokumentacioni, tenderi e gjëra të tilla më nuk ju kursejnë nga përgjegjësia. Njëkohësisht kërkojmë nga Ndërmarrja për Qarkullim Publik që urgjentisht të sigurojë transport për këta nxënës.

Populli është ngopur nga papërgjegjësia juaj, premtimet boshe e neglizhenca, por si duket ju nuk mund të ngopeni assesi me pushtet!

Aleanca për Shqiptarët