ASH: Është qesharake që BDl të propozoj “vetting”

Nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se do të përkrahin çdo nismë për Vetting, por vlerësojnë se është qesharake që një ide të tillë e propozon BDI-ja.

“Është interesante që Artan Grubi përmes Grupit Parlamentar të BDI-së e ka bërë një propozim të tillë, ne e përgëzojmë, i cili paska filluar të mendojë më në fund që të pastrojë radhët e BDI-së, përfshirë edhe liderin e partisë, që mund të jenë të përfshirë në korrupsion dhe në krim. Në si subjekt politik e padyshim do e përkrahim këtë propozim, por është qesharake që këtë propozim e bën BDI dhe Artan Grubi të cilët janë pjesë e përgjegjësive për dy dekada tek pjesa shqiptare”, tha Flakron Bexheti, Zëdhënësi i ASH.