ASH: Maqedonia e Veriut radhitet me Mongolinë sa i përket luftës kundër korrupsionit

Advertisment

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar sot për raportin e fundit të Amnesty International lidhur me korrupsionin në vend.

“Nga ky raport shohim se kemi rënie të dukshme në luftën kundër korrupsionit dhe se për fat të keq vendi rangohet me Mongolinë. Kjo nuk është meritë e këtyre qytetarëve që janë përcaktuar fuqishëm për integrimin e vendit në BE dhe NATO. ASH jo njëherë ka ngritur zërin për këtë shqetësim, duke kërkuar që të ndërmerren masa nga institucionet përgjegjëse, por rezultatet për fat të keq janë këto që janë.”, theksoi deputeti i ASH-së, Syrja Rashidi, përcjell INA.

Reklame

Sipas tij, të gjitha konstatimet e AI përputhen me vlerësimet dhe konstatimet e ASH, e ato janë shpërdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale, konflikte interesi, ndikimi i fortë politik mbi institucionet, pavarësia e gjyqësorit e pamjaftueshme, liria e kufizuar e mediave, kapja e shtetit dhe përqëndrimi i pushtetit në duart privat.

“Të gjitha këto dështime të diktaturës hibride Zaev – Ahmeti apo të regjimit Gruevski – Ahmeti janë dhe do të jenë sfida kryesore të qeverisjes 2020-2024. ASH të gjitha këto [ështje i ka notuar dhe ka paraparë masa për zgjidhjen në programin që shumë shpejt do ta shihni”, theksoi deputeti i ASH-së, Syrja Rashidi. (INA)