ASH me kërkesa Qeverisë për bizneset

Advertisment

Situata e krijuar nga përhapja e gripit pandemik ka goditur gjithë shoqërinë e veçmas sektorin e biznesit. Vlersojmë se në këto momente të rënda për ekonominë shteti do te duhet të tregohet vigjilent dhe ti lehtësojë biznesit përballjen me situatën e krijuar, thekson nënkryetari i ASH, Elmi Aziri. Në funskion të kësaj Aleanca për Shqiptarët nga qeveria kërkon:

Riprogramim i kredive të konsumatorëve dhe bizneseve! Shtyerje e afatit për pagesat që dalin nga obligimet nga tatimi në fitim, tatimi në të ardhura si dhe kontributet sociale! Takim urgjent i qeverisë me odat ekonomike të hotelierëve, turizmit dhe transportuesve si biznese më të goditura për ti dakorduar masat lehtësuese ndaj këtyre bizneseve!

Reklame

Shpërblim në nivel të një rroge për të gjithë të punësuarit shëndetësor!”, thekson nënkryetari i ASH, Elmi Aziri.