ASH: Në Kërçovë, “Agjenda e qelbur” realizon gjenocid ekologjik

Aleanca për shqiptarët thotë se në Kërçovë Agjenda e Gjelbër po shkakton gjenocid ekologjik

Në cilësin e Degës së Alenacës për Shqiptarët në Kërçovë, për të ndalur, “gjenocidin ekologjik”, që në thelb ka helmimin, gjegjësisht dëmtimin e shëndetit kolektiv të banorëve të kësaj ane që ua ushtron në vazhdimësi Termocentrali i Osllomesë dhe paaftësia e pushtetit lokal për të menaxhuar me hedhurinat.

Janë këto dy faktorët e rrezikut që prodhohen nga pushteti qendror e që mbështeten fuqishëm edhe nga pushteti lokal, për përfitimet tani më të ditura klanore të tyre dhe partisë së tyre, në dëm të shëndetit kolektiv të banorëve të kësaj ane për pasoj edhe jetet e tyre. Pikërisht këtu është edhe ky shqetësimi jonë si Aleancë për Shqiptarët.

Nga ky oxhak dhe këto hedhurina siç mund të vëreni edhe ju, të patrajtuara realizohet “gjenocidi ekologjik” që rrit shifrat e të sëmurëve me sëmundje malinje për pasoj edhe vdekjet nga të njëjtat, komplikimet e të sëmurëve kronik si dhe zvogëlimin e rendimenteve bujqësore. Nga këto fakte konstatojmë të gjithë së bashku se kjo nuk i ngjan Agjendës së Gjelbër, por asaj të qelbur.

Duke marrë për bazë konstatimet dhe faktet e më sipërme si dhe reagimet e shumta dhe permanente të qytetarëve, ne si Aleancë për Shqiptarët ftojmë organizmat shtetëror përgjegjës duke filluar nga Qeveria, Ministria e Ekologjisë, Kryetari i Komunës, drejtoria e TEC-it të ndalojnë prodhimin e këtij gjenocidi ekologjik që tani, të pranojnë amendamentet e Aleancës për Shqiptarët të deponuara në vazhdimësi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, që konsiston realizimin e procesit të filtrimit të mbetjeve që prishin standartet ekologjike, për rrjedhojë të ruajmë ambientin dhe shëndetin e qytetarëve.