ASH: Papërgjegjësinë, kr imin dhe korrupsionin në shtet, qytetarët i paguajnë me jetë

Tragjeditë në vendin tonë sa vijnë e shtohen, ndërsa pas çdo tragjedie fshihen keqpërdorime, kr im dhe korrupsion.

Tragjedia e fundit nga flakët që përfshinë autobusin në Bullgari ka ngritur në këmbë gjithë botën, ndërsa vetëm në vendin tonë askush nuk ndjen asnjë lloj përgjegjësie për 45 jetë të humbura në mënyrën më të dhimbshme të mundur si dhe për të lënduarit që ende po mundohen të shërojnë pl agët.

Reklame

Edhe në këtë fatkeqësi, si edhe në të kaluarat, në shesh dolën aktivitete skandaloze. Një autobus që lëviz nëpër rajon pa liçencën e nevojshme, i paevidentuar në regjistrin elekronik e i lejuar nga dogana dhe policia kufitare.

Dhe e gjitha kjo përfundoi vetëm me marrjen e liçencës së kompanisë dhe shkarkimin e dy doganierëve. Përgjegjësi në këtë rast duhet të mbajnë ata që deri më sot nuk kanë ndjekur dhe kontrolluar punën e transportuesve edhe pse paraprakisht kishim tragjedinë e Llaskarcës ku poashtu kishte vi ktima dhe poashtu u konstatua se ka keqpërdorime dhe lëshime skandaloze teknike.

Përveç Llaskarcës, përgjegjësi nuk mbajti askush as për 14 vi ktimat në spitalin modular në Tetovë, ku gjithashtu ministri dhe zëvendës ministri, si dhe drejtori i Spitalit të Tetovës vazhdojnë punën edhe pse u konstatuan shumë lëshime dhe keqpërdorime.

Papërgjegjësinë e funksionarëve të lartë shtetëror, krimin dhe korrupsionin në institucione, qytetarët e paguajnë me jetë, me dhimbje dhe me tragjedi që nuk mbahen mend që nga pavarësia e shtetit.
Me respekt
Aleanca për Shqiptarët