ASH: Përgjegjësi për të gjithë funksionarët që lejuan tubimin në Strugë

Advertisment

Liturgjia në Strugë ka nxitur reagimin e Aleancës për Shqiptarët (ASH), nga ku kërkojnë përgjegjësi për të gjithë funksionarëve të cilët lejuan tubimin e një numri të madh të qytetarëve.

“Keq menaxhimi dhe mos përgjegjësia e autoriteteve po e stërzgjat situatën e krijuar nga virusi Covid 19, situatë kjo e cila dita ditës po shënon skandale të panumërta! Qeveria e RMV-së si duket është shumë e zënë me dënimin e qytetarëve sa që po harron të kërkojë përgjegjësi nga personat përgjegjës të qeverisë neglizhenca e të cilëve vetëm se po e rëndon situatën”, thuhet në reagimin e ASH-së, nga ku kërkojnë dorëheqjen e të gjithë hierarkisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilët sipas kësaj partie edhe në kohë pandemie funksionojnë me standarde të dyfishta, duke lejuar tubime me numër të madh të njerëzve.

Reklame

“Dhe sikur kjo të mos mjaftonte në këtë kohë krize harxhojnë para të majme nga buxheti i shtetit për incizimin e spoteve ku diskriminohet mbi gjysma e popullatës! Skandali që ndodhi në Strugë thellohet edhe më shumë kur kryeshefi i njësisë për punë të brendshme Driton Ajro, arsyetoi tubimin duke thënë se kishte leje. Në bazë të cilave standarde është dhënë kjo leje që rrezikon qindra qytetarë dhe zgjat krizën pandemike në vend?! Aleanca për Shqiptarët kërkon shkarkimin e tij, sepse detyra e tij si kryeshef policie është mbrojtja e qytetarëve dhe jo rrezikimi i shëndetit të tyre. Me po të njëjtën përgjegjësi duhet të përgjigjet edhe kryeshefi i Sektorit për Punë të Brendshme Ohër që bashkërisht lejuan një tubim i tillë të ndodhë në kohë kur masat në vend ende janë shumë strikte”, thuhet më tej në njoftim.

Aleanca për Shqiptarët përgjegjësi kërkon dhe nga kreu i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

“Nga ana tjetër për shkak të dhënies së lejes për mbajtje të liturgjisë fetare në Strugë gjatë kohës së pandemisë , Aleanca për Shqiptarët kërkon të thirrët në përgjegjësi kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merkos, pasi ai mban detyrën edhe si kryetar i Shtabit të Krizës për Strugën”, thonë nga ASH-ja.