Aleanca për Shqiptarët sonte pritet të mbajë mbledhjen e kryesisë qendrore ku do të shqyrtohen ofertat që i kanë ofruar Lëvizja Besa dhe Alternativa.
Ajo që marrim vesh nga burime brenda ASH-së është se kjo parti nuk do të bazohet mbi parimin e koalicionit opozitar por nga kalkulimet dhe sondazhet interne të partisë.
Përkujtojmë se Alternativa e Gashit nuk ka pranuar koalicionin trepalësh dhe pritet që kjo parti të zyrtarizojë koalicionin me Aleancën për Shqiptarët.