ASH taktizon: Kuvendi autorizon Selën të përpilojë listat zyrtare për deputet (Video)

Aleanca për Shqiptarët (ASH) edhe përkundër paralajmërimeve sonte nuk ka bërë publike emrat e kandidatëve të listave për deputetë të koalicionit ASH- AAA.

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela theksoi se ai është ngarkuar nga organi më i lartë partiak që të përpilojë listat për deputetë duke u bazuar në propozimet e ardhura nga kuvendet e degëve.

Reklame

“ASH kishte kuvendin qendror në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 12 prillit dhe afër afateve për të dorëzuar listat. Në mënyrë unanime kuvendi miratoi propozoi propozimet që kanë ardh nga kuvendet e degëve dhe më ngarkoi mua si kryetar partie që të përpilojë listat përfundimtare që do të dorëzohen nesër në KSHZ. Kjo ishte pak a shumë epilogu i takimit të organit më të lartë partiak”, theksoi Sela. Ai tha se do të kandidohet në cdo zonë 1,2, 3, 5 dhe 6 dhe janë duke menduar edhe për variantin në zonën 4 zgjedhore. (INA)