ASH: Të hiqet masa e vetizolimit dhe testi PCR për mërgimtarët

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Qeveria hapjen pa kushte të kufijve, ashtu si shtetet fqinje dhe vendet e Bashkimit Evropian. Nga ky subjekt politik thonë se mërgimtarëve duhet t’u lejohet që të vijnë në vendlindje pa pasur nevojë për test PCR dhe të mos i nënshtrohen masës së vetë izolimit.

Në kumtesën e ASH-së thuhet se Maqedonia e Veriut, dhe Qeveria e saj vazhdon të zbatojë masa unike nga vendet e rajonit, njëjtë siç ka eksperimentuar po thuajse me shumë vendime të Qeverisë për parandalimin e Covid 19, të cilat nuk kanë dhënë aspak efekt në mbrojtjen e shëndetit publik. Sipas Aleancës vendi është lider në rajon për shifrat e të infektuarve, andaj rreziku vendit nuk i vjen nga mërgimtarët që kthehen nga vende që tashmë thuajse e kanë fituar betejën me COVID-19.

Reklame

“Jemi dëshmitar të shumë tendencave për ta keqpërdor këtë situatë, por edhe për ta dëmtuar xhepin e qytetarëve tanë të cilët duhet të paguajnë më qindra euro për familjet e tyre për PCR testime, të cilat edhe shpesh herë nuk rezultojnë të sakta. 01:08Kërkojmë urgjentisht që Qeveria në mbledhjen e radhës t’i heqë masat aktive për qytetarët që kthehen ne vendlindje, testin PCR si dhe vetë izolimin për disa arsye- deklaroi Flakron Bexheti- zëdhënës i ASH.