ASH-Tearcë : Kryetari i komunës jo i vetëdijshëm për rezikun e virusit

Tashmë si komunë jemi pjesë e “hartës” me të infektuar nga ky virus famëkeq i rezikshëm për popullatën tonë , ndërsa kryetari i komunës z.Isen Asani jo i vetëdijshëm për rezikun nga virusi “Covid 19” vazhdon avazin e tij duke mos ndërmarë asnjë masë të vetme kundër virusit , qoftë edhe dezinfektimin e rrugëve si masë më e thjeshtë dhe e domosdoshme ..

Kemi 18 persona të infektuar me virusin “Covid 19” në komunën e Tearcës dhe dhjetra të tjerë në izolim shtëpiak gjë që tregon se jemi të 3 në listë nga komunat e polllogut si më të prekur , e duke marë parasysh numrin e popullsisë në komunën tonë reziku është evident ..

Reklame

Kërkojmë nga kryetari i komunës z.Isen Asani që të jetë i përgjegjshëm dhe vetëdijshëm për pozicionin që ka dhe të marë masa për përballjen me virusin , qoftë edhe dezinfektimin e rrugëve si masë më e thjeshtë dhe e domosdoshme ….