Ashtu si në Durrës, dritat misterioze shfaqen në qiell pas tërmetit të fuqishëm në Meksikë

Autoritetet lokale kanë dhënë alarmin për cunami pas tërmetit me magintudë 7 të shkallës Rihter që goditi bregun perëndimor të Meksikës disa orë më parë.

Aktualisht raportohet për disa të vd ekur dhe qindra të lënduar, megjithatë vlerësohet se është tepër herët për të patur një vlerësim të plotë të situatës.

Meksikë

Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS) tha se një tërmet me magnitudë 7.0 goditi 11 milje (18 km) në verilindje të Acapulco, Guerrero, në orët e para të së mërkurës duke bërë që njerëzit të vraponin nëpër rrugët e zonës për të shpëtuar nga ndërtesat që shembeshin.

“Ne dëgjuam zhurmë të madhe nga ndërtesa, zhurmë nga dritaret, gjërat ranë brenda shtëpisë, energjia u fik,” tha Sergio Flores, një banor i Acapulco për Associated Press me telefon.

“Ne dëgjuam ujë që rrjedh, uji doli nga pishina dhe dëgjuam njerëz që ulërinin, njerëz shumë nervozë.”

USGS tha se tërmeti në orët e para të së Mërkurës ishte shumë i cekët në vetëm 7.8 milje (12.5km) nën sipërfaqe.

Gjatë tërmetit të Durrësit

Ajo që të bën përshtypje nga ky tërmet është ngjashmëria me atë të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, ku në qiell u shfaqën drita gjatë lëkundjeve.

Mediat e huaja kanë publikuar video të dritave të gjelbra dhe blu që shfaqen në qiell teksa toka lëkundet në Meksikë. E njëta situatë u vërejt edhe gjatë tërmetit të dy viteve më parë në Durrës.

Shkëncëtarët kanë shpjegime të ndryshme në lidhje me shkakun e këtyre dritave. Disa i shpjegojnë ato me energjinë që del nga nëntoka për shkak të fërkimit të fortë të pllakave tektonike, ndërsa të tjerë thonë se nuk ka të bëjë fare me tokën, por janë dritat e telave të energjisë elektrike apo transformatorëve që bëjnë masë për shkak të lëkundjeve të forta. /abcnews.al