Askund në Evropë banesat nuk janë aq të ngrohta sa në Zvicër

Advertisment

6.9 për qind e evropianëve nuk kishin mundësi të ngrohnin shtëpitë dhe banesat e tyre në mënyrë të mjaftueshme në vitin 2019. Ndërsa në vitin 2012, gati 11 për qind të tyre jetonin në dhoma të ftohta, shkruan sda.ch.

Por, nga të gjithë banorët e Evropës, zviceranët e kanë së ngrohti. Vetëm 0.3 për qind e tyre duhet të kursejnë në ngrohje.

Reklame

Bullgarët në këtë konkurrencë janë ata që “ngrijnë” më së shumti, transmeton albinfo.ch. 30.1 për qind e banorëve të këtij vendi nuk kanë mundësi të ngrohin banesat.

Lituanët gjithashtu e kanë ftohtë në dhmat e tyre pasi që mbi një e katërta e apartamenteve të tyre kanë ngrohura në mënyrë të pamjaftueshme.

Në Qipro çdo i pesti person mërdhin në shtëpi, ndërsa në Portugali dhe Greqi 18 deri në 19 për qind të qiramarrësve kanë ftohtë në dimër, përcjell albinfo.ch. Këtë e tregojnë shifrat e fundit nga Zyra Evropiane e Statistikave Eurostat të publikuara të mërkurën.

Norvegjezët, austriakët, finlandezët dhe suedezët janë afërisisht të privilegjuar sa zviceranët sa i përket ngrohjes: vetëm 1 deri në 2 për qind e tyre duhet të dridhen në dimër për arsye financiare.