Asllani te Interi, shpalosen të gjitha detajet financiare

Kristjan Asllani e ka mbyllur me Interin, por ende nuk është zyrtarizuar. Mesfushori raportohet se në mesjavë do të kryejë vizitat mjekësore te klubi nga Milano.

Më pas Asllani do të hedhë firmën mbi kontratën që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2027. “Gazzetta dello Sport” zbulon edhe detaje të tjera, që lidhen me të ardhurat që Asllani do të ketë tek Interi.

Sezonin e parë paga e mesfushorit do të jetë 800 mijë euro dhe do të vijë në rritje nga sezoni në sezon, me të paktën 100 mijë euro plus. / abcnews.al