Asnjë i prekur nga Koronavirus në rajonin e Pollogut!

Advertisment

Shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për rajonin e Pollogut flasin ndryshe. Në të dhënat e 24 orëve të fundit, rezulton se në Tetovë, Gostivar dhe në komunat e tyre nuk ka asnjë të prekur nga COVID-19.

Mbetet e paqartë se si shpjegohet numri i vogël i të infektuarve në rajonin e Pollogut ku popullsia është shumë aktive, ndërkohë që në qytetet si Kumanova apo Shkupi numri i të prekurve ka tejkaluar 300.

Reklame

Një shpjegim më i qartë për këto shifra do ta mund të jepej nëse Ministria e Shëndetësisë do të publikonte një statistikë me të dhëna të saktësuara se sa qytetarë janë testuar gjithsej si dhe shpërndarjen gjeografike të tyre. Momentalisht dihet se në Maqedoni janë bërë mbi 10 mijë testime, disa mijëra më shumë se në Kosovë apo Shqipëri. Megjithatë kjo e dhënë është e mangët, sepse në këtë shifër përfshihen edhe qytetarët që janë testuar dy madje edhe tre herë.