Çairi mbetet vatra e infektimeve në Shkup.
Ekipi i televizionit Alsat vizitoi sot disa ambulanca të mjekëve amë ku fluksi i shtuar i qytetarëve, të cilët kanë shfaqur simptome të Virusit Korona ka vërshuar sistemin “Termini im”. Për dallim nga më parë, qytetarët tani janë më të vetëdijesuar jo vetëm duke u paraqitur për teste, por edhe duke bërë apele respektimin e masave shëndetësore.