Astronomët kapin momentin kur vrima e zezë gjigande gëlltit yllin hapësinor (video)

Advertisment

Me anë të vigjilencës konstante dhe pak fat, astronomët kanë arritur të kapin me të dhënat më të sakta ndonjëherë, momentin kur një vrimë e zezë “supermasive” gëlltit yllin kryesor të një galaktike 215 milionë vite dritë larg.

Eventi i quajtur ‘trazirë valore hapësinore’ është më i afërti i atij që studiuesit njohin si vdekja e një ylli.

Reklame

Astronomët u sinjalizuan për ngjarjen pasi pikasën një valë të gjerë drite intensive që mund të shihej disa miliona vite dritë larg, pak para se copat e yllit të zhdukeshin në horizontin e vrimës së zezë, pasi ishin kthyer në formë “spageti” nga graviteti i pamasë i vrimës.

Eventi i emërtuar AT2019qiz, u pikas në shtator 2019 dhe vijoi të vëzhgohej për gjashtë muajt në vijim nga astronomi Matt Nicholl dhe grupi i tij në University of Birmingham.

Ngjarje të tilla janë të pamundura për të parashikuar dhe kapen vetëm me vëzhgim të vazhdueshëm të qiellit. Kur drita gjigande shpërtheu në eventin në fjalë astronomët reaguan duke kthyer të gjithë teleskopët drejt konstelacionit Eridanus ku ndodhi ngjarja.
“Ne menjëherë drejtuam teleskopët e tokës dhe të hapësirës në atë drejtim për të parë si është prodhuar drita”, tha astronomi Thomas Wevers.

Duke parë se drita e eventeve të tilla shkëlqen vetëm në dritë optike apo ultra-violet, ishte një goditje fati që të gjitha burimet të gjurmonin zhvillimin e rrallë.

Shkëlqimi vjen nga forca e pallogaritshme gravitacionale dhe forcat e fërkimit në yllin e kthyer në fije që së shpejti do të zhduket. Procesi është aq intensiv sa në disa pika shkëlqen më shumë se vetë galaktika ku po ndodh, para se të shuhet ngadalë dhe të mos mbesë asgjë.

Sipas observimeve studiuesit thonë se ylli i zhdukur ne nje pike te ekzistences, ishte më masë të ngjashme me diellin tonë, ndërsa vrima e zezë ishte rreth një milionë herë më e madhe.

Observimi dha më në fund provë direkte për lëshimet masive të gazeve gjate eventeve te tilla hapesinore, për të cilat ishte teorizuar prej kohësh por krijimi i tyre nuk ishte vëzhguar kurrë.

Ajo shpjegon gjithashtu emetimet e valëve radio të pikasura nga astronomët që studiojnë vrimat e zeza për të cilat ende nuk ka shpjegime të sakta.