Ata që do të vd esin pas 1 prillit, do të regjistrohen si të gjallë

Të lindurit dhe të vd ekurit pas 1 prillit nuk do të hyjnë në statistikë. Mesnata mes 31 marsit dhe 1 prillit është momenti kritik për regjistrimin e prillit.

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski thotë se familjet apo kushërinjtë e afërm do të duhet të japin informacione për anëtarin e vd ekur të familjes, nëse ai ka vd ekur pas 1 prillit, por para se të arrijnë regjistruesit në shtëpinë e tyre.

“Ne kemi një moment kritik dhe e shohim gjendjen deri atë ditë. Nëse personi ka qenë i gjallë deri në atë moment, por ka vd ekur para se të arrijnë regjistruesit, atëherë ai person do të numërohet dhe ne do të marim të dhënat për atë person.

Nga ana tjetër, nëse lindë fëmijë pas 1 prillit, atëherë ajo foshnje nuk do të hyjë në statistikë. Kjo bëhet me qëllim që të konfirmohet gjendja e saktë deri në një datë të caktuar. Ai moment është nata mes 31 marsit dhe 1 prillit, e të gjitha të dhënat mbledhen deri atë ditë.

 

Kur do t’ju pyesim nëse gjatë javës së kaluar keni punuar për honorar shtesë, atëherë ne mendojmë për javën e fundit të marsit, edhe pse regjistruesit mund të arrijnë në shtëpi më 15 prill përshembull”, sqaron Simovski.

Qytetarët nuk do të mund të marin kopje apo të fotografojnë listën e regjistrimit, kjo gjë është e ndaluar thotë Simovski./zhurnal/