Atleti shqiptar, Izmir Smajlaj merr medaljen e artë në mes të Beogradit (VIDEO)

Izmir Smajlaj shkëlqen sërish në arenën ndërkombëtare në atletikë. Pas suksesit të arritur në Mitingun Ndërkombëtar në Salla ta Mbyllura në Vjenë të Austrisë, sportisti shkodran këtë radhë u shpall kampion i Ballkanit në edicionin e 26 të Ballkaniadës të zhvilluar në Beograd, kompeticion ku morën pjesë sportistë nga 21 shtete.

Izmir Smajlaj, garues në kategorinë e kërcimit së gjati, e mbylli kompeticionin duke kërcyer në gjatësinë 7.91 m për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit duke bërë që në Beograd të dëgjohej sërish himni shqiptar.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Vetë Smajlaj nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për këtë sukses që padyshim do të jetë një shtysë më shumë për kampionin shqiptar që si çdo sportist tjetër në mbarë botën, vëmendjen më të madhe e ka në drejtim të Lojërave Olimpike të Tokios, si evenimenti më i rëndësishëm sportiv.