Auroa Meta me porosi: Ta ruajmë Shqipërinë e Madhe!

Advertisment

Dr. Aurora Meta Dollenberg, bashkë me motrën e saj, tashmë janë të njohura për publikun shqiptar e më gjerë, sidomos në botën e mjekësisë. Ato i prijnë me sukses Federatës së Mjekëvë Shqiptarë për Europën me të cilën synojnë që të paktën, 3000 mjekët shqiptarë që punojnë në Europë, t’i rrjetizojnë, duke rritur nivelin shkencor, për të lobuar për një emër gjithnjë e me të lartë të shqiptarëve në Europë. Dr.Aurora Meta Dollenberg, ia kushtoi vitet e bukura të rinisë, shkencës dhe mjekësisë.

Deri me tani kjo Federatë, ka zhvilluar me sukses takime duke mbledhur edhe trajtuar tema te larmishme mjekësore ne konferenca dhe kongrese tw shumta tw mjekwve tanë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Presheva, Janina, Zvicra, Franca, Italia Hollanda etj.. Ëndrra e saj është një realitet i bukur, Aurora është mjeke në Hanovër, Gjermani.
Aurora sot trajton sëmundje të përgjithshme por dhe speciale. Si mjeke urgjence, ndihmon në shpëtimin e jetëve të pacientëve nga sëmundjet akute vdekje-prurëse.

Reklame

Federata e Mjekeve shqiptare ne Europe e shqetesuar per perhapjen e pakontrolluar te COVID-19 ne Shqiperi-Kosove-Maqedoni keshillon ndergjegjesimin e popullatës për PARANDALIM dhe dallimin e shenjave që shqiptaret të shkojnë tek Mjeku dhe të testohen në kohën e duhur.

“Mesazhi im do të ishte: Ta luftojmë bashkarisht COVID-19 sepse ne kemi nevojë për më të dashurit tanë, për njerëzit tanë, për ta ruajtur Shqipërinë e Madhe. Ne humbëm shume njerëz nga lufta e fundit dhe nëse humbim tash ende njerëzit tanë nga pakujdesia, neve nuk do të na falet, që të kemi një Shqipëri të vogël, me njerëz më pak, larg qoftë!”, thotë dr. Aurora.