Australi, rikthehen ngjarjet sportive, koncertet dhe festivalet

Advertisment

Mijëra njerëz së shpejti do të mund të marrin pjesë në ngjarje sportive dhe argëtuese në të gjithë Australinë, pasi qeveria ka vazhduar me lehtësimin e kufizimeve që u vendosën për shkak të koronavirusit të ri(COVID-19), njoftuan media lokale të premten,.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha se rregullat e reja parashikojnë të lejojnë stadiumet me kapacitet prej 40 mijë persona ose më shumë të presin turma deri në 10,000 njerëz, njoftoi ABC News.

Reklame

Gjatë një adresimi në një konferencë shtypi pas një mbledhje të kabinetit, ai tha se ndryshimet do të zbatohen për ngjarje sportive, koncerte dhe festivale, me kushtin që të plotësohet vetëm çereku i vendeve të tyre.

“Duhet të jetë një zonë e madhe dhe e hapur. Duhet të ketë vende në distancën e duhur. Duhet të shënohen, kështu që njerëzit do të mund të kuptojnë se kush ishte pjesëmarrës në atë ngjarje”, tha Morrison.

“Nëse flasim për festivale të mëdha popullore ku njerëzit bredhin nga tenda në tendë dhe mblidhen së bashku, kjo nuk është diçka për të cilën ne po flasim këtu”, tha ai.

Qeveria e Australisë gjithashtu hoqi rregullin e mbledhjes të 100 personave në shtëpi, por kërkon që të zbatohet masa e distancës sociale.

“Kjo do të lejonte që dasmat dhe funeralet të kufizohen vetëm me madhësinë e hapësirës së tyre”, tha Morrison, duke shtuar se klubet e natës do të mbeten të mbyllura.

Sipas kryeministrit australian, të gjitha shtetet dhe territoret janë “në rrugën e duhur drejt përmbylljes për të kaluar në rregullat e reja muajin e ardhshëm”.

“Protestat antiraciste të rrezikshme”

Zyrtari kryesor i Mjekësisë së Australisë, Brendan Murphy, paralajmëroi njerëzit kundër nënvlerësimit të kufizimeve shëndetësore, duke iu referuar protestave të vazhdueshme të “Black Lives Matter” në vend.

“Ngjarjet ku ju keni një numër të madh të njerëzve që nuk e njohin njëri-tjetrin, dhe të cilët nuk mund të kontaktojmë lehtë ose gjurmojmë, janë një nga ngjarjet me rrezik më të lartë. Këto lloj ngjarjesh janë vërtet të rrezikshme”, tha ai.

Murphy u bë zyrtari i dytë i lartë që kritikon demonstratat anti-raciste, një ditë pasi Morrison tha se ato ishin “plotësisht të papranueshme” duke kërcënuar se do të iniciojnë akuza kundër protestuesve.

Ashtu si Murphy, kryeministri i Australisë u përpoq të largojë njerëzit nga afrimi në protesta, duke thënë se ata mund “të rikthejnë” përpjekjet për heqjen e kufizimeve të koronavirusit në Australi, ku deri tani janë regjistruar 7.228 raste dhe 102 vdekje.