Australia po digjet: Myslimanë e të krishterë bëhen bashkë në lutjet për shiun (Video)

Advertisment

Një grup myslimanësh në Australi i janë bashkuar të krishterëve në lutjet për shiun, pas thatësirës së madhe atje, ku zjarri masiv mori edhe jetë njerëzish, transmeton Periskopi.

Më shumë se 50 burra, gra dhe fëmijë të dielën u mblodhën në Parkun Bonython në Adelaide për të kërkuar që shiu të bie për fermerët dhe viktimat e zjarreve në Australi.

Reklame

Prifti Patrick McInerney gjithashtu u bashkua me adhuruesit për lutje, shkruan Daily Mail.

“Sot u bashkova me motrat dhe vëllezërit e mi muslimanë në Adelaide, në lutjet për shi,” tha ai.

Ky veprim vije një ditë pasi piloti Dick Lang, 78 vjeç dhe djali i tij 43-vjeçar, Clayton humbën jetën në zjarret në ishullin Kangaroo, në brigjet e Australisë së Jugut. Dyshja kishin qenë duke luftuar flakën dhe po ktheheshin në një pronë të familjes kur edhe përfunduan tragjikisht.

Kryeministri i Australisë së Jugut, Steven Marshall tha se humbja e jetëve ishte një lajm tragjik.

“Zemrat tona u drejtohen familjeve të atyre njerëzve që janë prekur,” tha ai.

Dëme të mëdha kanë shkaktuar ditëve të fundit zjarret masive në Australi. Rreth 500 zjarrfikës do të vazhdojnë të luftojnë me flakët e pakontrolluara, të cilat po e djegin vendin./PERISKOPI/