Australianët nuk duan t’ia dinë për koronavirusin, plazhet plot me njerëz

Advertisment

Kur duket se koronavirusi i ri ka kapluar thuajse të gjithë globin, ka disa qytetarë që tregohen kokëfortë dhe nuk pajtohen me urdhërat dhe këshillat e dhëna nga qeveritë.

Rasti më I fundit na vjen nga Australia. Edhe pse kryeministri i vendit Scott Morrison, ka urdhëruar që qindra plazhe të mbyllen, mijëra australianë janë “derdhur” nëpër plazhe, në këtë rrezik të “heshtur” si pasojë e virusit korona.

Reklame

Po ashtu në vazhdën e masave parandaluese për COVID-19, kryeministri Morrison me anë të një konference shtyp udhëroi mbylljen e të gjitha bareve, kafeneve dhe restoranteve në Australi, gjithashtu u urdhërua mbyllja e dyzinë plazhesh në Sidney.

Ndërkaq, deri më tani në të gjithë kontinentin Australian, janë regjistruar 1,354 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa numri I të vdekurve deri më tani është fiksuar në 7 persona, shkruajnë mediat e huaja.