Austri: Nga 1 maji mund ti takoni familjarët dhe shoqërinë

Advertisment

Austria është ndër të parat shtete që ka marrë iniciativë për të heqjen e masave. Megjithatë, ende është herët të mendojmë se gjithçka tashmë i takon së kaluarës.

E gjithë situata varet nga fakti nëse numri i infeksioneve rritet përsëri, 14 ditë pas hapjes së dyqaneve. Sidoqoftë, partitë e koalicionit në fundjavë menduan se kufizimet e daljes (vetëm 4 arsye për të lënë shtëpinë) duhet të mbarojnë në fund të prillit, ashtu siç ishte planifikuar.

Reklame

Përgjegjësia personale

Sipas informatave të gazetës austriake oe24.at, koalicioni nuk dëshiron të bëjë ndalime të reja, por përkundrazi, u bënë thirrje njerëzve që të marrin përgjegjësinë për veten e tyre, transmeton Albinfo Austria.

Takimet jo më shumë se 10 persona

Takimet me miqtë ose anëtarët e familjes duhet të jenë përsëri të mundshme. Rregulli: Jo shumë njerëz, ju lutemi – ekziston një rregull, i cili duhet të respektohet dhe të mos qëndrojnë më shumë se 10 persona. Takimet duhet gjithashtu – nëse është e mundur – të zhvillohen jashtë dhe në largësi prej minimum një metër.

Takimet familjare

Kjo duhet të vlejë edhe për takimet familjare – posaçërisht duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë kur takoni personat e moshuar – d.m.th. gjyshen dhe gjyshin. Gjithashtu e rëndësishme: Takimet nuk duhet të zgjasin shumë gjatë, njofton Albinfo Austria.

Shtëpitë e të moshuarve

Vizitat në shtëpinë e pleqve duhet të lejohen përsëri. Ministria e çështjeve Sociale planifikon të njoftojë këtë javë se si duhet të fillojnë vizitat te të afërmit, pa i rrezikuar ata nga virusi.