Austria po i kthehet normalitetit, hapen një pjesë e kompanive dhe dyqaneve, më 1 maj qendrat tregtare

Advertisment

Autoritetet austriake kanë dhënë leje që të hapen dyert e dyqaneve për blerësit. Mediat austriake njoftuan se do të hapen kompanitë dhe dyqanet për pajisje ndërtimi dhe kopshtarie, por edhe kompanitë më të vogla, që kanë një hapësirë deri në 400 metra katrorë, përcjell INA.

Por hapja e tyre do të jetë nën masa të posaçme, si kufizimi i numrit të blerësve brenda dyqaneve, domosdoshmëria për të pasur maskë mbrojtëse si dhe dezinfektimi i rregullt i hapësirës. Por një nga kushtet është edhe respektimi i distances, së paku një metër. Ajo kompani që thyen rregullat, sidomos lejimin e më shumë blerësve, do të gjobitet me 3600 euro.

Reklame

Supermarketet, barnatoret, kiosqet si dhe dyqane për shërbime të nevojave të përditshme punojnë vazhdimisht për të siguruar nevojat e qytetarëve. Orari i punës në fazën e parë do të jetë nga ora 7.40 deri në ora 19. Po ashtu i është dhënë leja për punë edhe serviseve të makinave, bicikletave dhe serviseve tjera. Ekspertët për çështje ekonomike kanë vlerësuar fillimin e heqjes së kufizimeve, pasi që sipas tyre kjo do të ndihmojë ekonominë, pasi që restriksionet njëmujore i kushtuan arkës së shtetit 6,7 miliardë euro.

Autoritetet austriake paralajmëruan se më 1 maj do të happen edhe qendrat tregtare, dyqanet më të mëdha dhe sallonet e frizerëve, ndërsa restorantet dhe hotelet pritet të hapen nga mesi i muajit maj, por duke vlerësuar nëse ka kushte.

Ministri austriak i shëndetësisë, Rudolf Anshober tha se tani fillon etapa e dytë e betejës kundër koronavirusit. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të sillen me përgjegjësi, sepse kjo është faza vendimtare e ballafaqimit me pandeminë. (INA)