Austria pritet të lehtësojë masat anti-Covid

Austria, e cila ka vendosur tre bllokime kombëtare për të mbajtur në kontroll përhapjen e Covid pritet të lehtësojë masat.

Numri i rasteve në shkallë vendi ka pësuar rënie. Kancelari Sebastian Kurz tha se restorantet, hotelet dhe teatrot do të rihapen në 19 maj.

Reklame

Kurz tha se lehtësimi i masave mund të çojë në rritje të rasteve por vaksinimi i grupeve më të rrezikuara do të ulë numrin e shtrimeve në spital.

Austria ka regjistruar 614,510 raste dhe 10,152 viktima që nga fillimi i pandemisë.