Në Hamburg të Gjermanisë, një autobus është futur në në një stacion treni dhe ngeci aty në shkallët lëvizëse
Një aksident spektakolar ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë: Një autobus është futur në fasadën e xhamit të stacionit të trenit Bergedorf, siç raportohet nga mediat gjermane, transmeton Shtegu.com. Me boshtin e përparmë, ai u ndal mbi një shkallët lëvizëse. Në çastin e aksidentit, autobusi ishte bosh.
Sipas zjarrfikësve, autobusi për pak sa nuk e goditi një kalimtar. Ai u plagos lehtë nga copat e xhamit që u shpërndanë. Shoferi i autobusit gjithashtu pësoi lëndime të lehta.
Një zëdhënëse e kompanisë së transportit në Hamburg, nuk ka arritur ende të sigurojë informacione për shkakun e aksidentit. Autobusi u nxjerr nga stacioni, i cili u bllokua pas kësaj ngjarje.(shtegu.com)