Autobusi nga Maqedonia tre herë nuk lejohet të hyjë në Gjermani

I njëjti vozitës maqedonas i autobusit, i papërmirësueshëm, u desh të merrej me forcat federale të policisë gjermane më 13 mars 2021 sepse ai po përpiqej të vinte nga Republika Çeke në Breitenau, Neugersdorf dhe Seifhennersdorf.

Për herë të parë, ai u përpoq të voziste një autobus danez në orën 18:00, për të hyrë në Gjermani përmes BAB 17 pranë Breitenau. Megjithatë, meqenëse pasagjerët nuk kishin paralajmëruar hyrjen, nuk kishin test negativ për Covid ose një arsye të vlefshme, autobusi u kthye dhe u desh të kthehej në Republikën Çeke, informon Shtegu.com.

Por, kjo nuk mund ta parandalonte vozitësin që të provojë diku tjetër. Rreth orës 10:00 të mëngjesit ai u paraqit në S 148 afër Neugersdorfit për të hyrë në vend. Meqenëse edhe këtu mungonin parakushtet për hyrje, ai u kthye përsëri nga policia federale. Dhe vozitësi 50-vjeçar ndoshta mendoi “e treta e vërteta” dhe u largua nga Neugersdorfi, drejt e në kufirin në “Rumburger Strasse” në Seifhennersdorf për të provuar fatin e tij edhe atje. Por edhe këtu, një patrullë nga policia federale e priti atë dhe e ktheu përsëri. Shoferi u udhëzua edhe një herë që ai të përmbahej nga përpjekjet për të hyrë përsëri në vend në këto rrethana. Tani, edhe autobusi si duket nuk kishte më disponim për të provuar më tej dhe mbeti me një defekt teknik.

Inspektimi Federal i Policisë në Ebersbach thekson edhe një herë se kur hyni nga Republika Çeke, duhet të jenë të pranishme një test i vlefshëm negativ Covid, një regjistrim dixhital i hyrjes dhe një arsye e vlefshme.