Autoritetet shëndetësore spanjolle: Vendosni maskat kundër COVID-19 edhe në shtëpi

Advertisment

Zyrtarët shëndetësor të rajonit të kryeqytetit spanjoll, Madridit kanë rekomanduar qytetarët të vendosin maskat edhe në shtëpi me rastin e vizitave që u bëhen nga familjarët apo miqtë që nuk jetojnë me ata.

Spanja tashmë ka rregullat më të rrepta në Evropë për maskat. Në Madrid, ato janë të detyrueshme kudo në hapësira publike, përveç nëse jeni jashtë dhe mbani distancë prej 1.5 metrash, shkruan elpais.

Reklame

Spanjollët kanë ndryshuar mënyrën e jetës shkaku i COVID-19: Mbyllen 40 mijë bare dhe restorante
Në shumicën e pjesëve të vendit, maskat duhet të vendosen edhe në publik pavarësisht largësisë, por nuk ka rregulla për veshjen e tyre në shtëpi.

“Ne u rekomandojmë, si masë paraprake, që maska të vendoset në hapësira private kur takoni njerëz me të cilët nuk jetoni”, tha Enrique Ruiz Escudero, kreu i shërbimeve shëndetësore të rajonit të Madridit, në një konferencë për shtyp, por pranoi se nuk ekziston asnjë mënyrë që autoritetet të monitorojnë respektimin e këtij rekomandimi

“Ne mendojmë se është e rëndësishme pasi që një seri infeksionesh të mëdha ndodhin në familje, në mbledhje miqsh ose festimesh që sjellin njerëz që nuk jetojnë së bashku”, shtoi ai.

Zyrtari tha se u takon qytetarëve të vendosnin nëse do të veshin maskat në tubime private dhe shtoi se shumica e njerëzve në Madrid gjithashtu vendosin maska jashtë, megjithëse kjo nuk është e detyrueshme.

Madridi ishte një nga rajonet spanjolle më të goditura në kulmin e pandemisë, por javët e fundit ka regjistruar shumë më pak raste të infeksionit sesa Katalonia dhe Aragonia.

Ndryshe, Spanja deri më tani ka raportuar 270 mijë raste të prekurish me COVID-19 gjersa kanë ndërrruar jetë 28430 persona. /Telegrafi/