Aziri ka një mesazh për BDl

Advertisment

Nënkryetari i ASH-së, Elmi Aziri ka folur lidhur me zërat kundër ndaj koalicionit të arritur sot me Alternativën.

“Si duket koalicioni i shqiptarëve po evidenton njësoj si një reaksion kimik të gjithë ata që e kanë mendjen tek kolltuqet dhe rehatia e tyre.

Reklame

Shkurt e sa më qartë për të gjithë të keqkuptuarit e BDI-së:

Aleanca për Shqiptarët është parti e regjistruar zyrtarisht dhe nëse BDI-ja ende na vazhdon të na thërrasë me emra të tjerë atëherë paralajmërojmë që edhe ne do fillojmë të përdorim emra më korrekt për BDI-në, si p.sh.: “dega e VMRO-së në Reçicë të Vogël”

Ziadin Sela në Strugë fitoi bindshëm votën shqiptare dhe u shpall fitues në raundin e parë. Ziadin Selës ju përmbys rezultati për shkak të votës maqedonase të LSDM-së dhe VMRO-së, që mbështeti kundërshtarin e Selës, gjithsesi jemi krenarë që të gjithë shqiptarët në Strugë kanë votuar bindshëm z.Selën dhe tek shqiptarët jemi fitues.

Gjithsesi e kuptojmë frikën dhe panikun tuaj, por gjithçka do të mbarojë në 12 prill. Ju sugjerojmë që në vend se të merreni duke ofenduar koalicionin shqiptar fitues siq që është ai i ASH-së dhe Alternativës, filloni pranoni terapi preventive që të përshtateni me humbjen…”, ka shkruar Aziri.