Aziri: Ligji për shtetësinë, prioritet mbi prioritetet

Bllokada e Ligjeve në Kuvend sipas deputetit të ASH-së, Elmi Aziri nuk është shkak por është pasoj. Ai madje shton se ligji për shtetësi është prioritet mbi prioritetet edhe në këtë kohë pandemie, sepse sipas tij një kategorie të caktuar të qytetarëve që iu pamundësohet shtetësia, njëherit iu pamundësohet edhe një e drejtë tjetër elementare që ka të bëj me sistemin shëndetësorë.

Qëllimi është që të bllokohet ligji, por keni parasysh bisedohet për ligje esenciale që tangojn në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e përditshme të qytetarëve. Ju pamundësohet realizimi i objektivave kryesore jetësore. Ndërsa s ai takon veprimit tonë si koalicion me amendamentet që i kemi dorëzuar duhet të themi që ky veprim nuk është shkak por është pasojë.

Fatkeqësisht ne jemi të detyruar që të veprojmë në mënyrë të këtillë. Ne e zgjodhëm procedurën e rregullt, e dorëzuam ligjin në debat ën Komision, 10-15 minuta para se me fillu komisioni janë dorëzuar 600 amendamente. Meqense ju e përdorni këtë instrument, atëherë e përdorim edhe ne. Nëse për ju është e drejtë legjitime, është edhe për ne. Unë besoj se priopritet mbi prioritetet edhe në këtë fazë të pandemisë është ligji për shtetësi, sepse këta njerëz janë të përjashtuar edhe nga sistemi shëndetësorë”, tha AZiri.