Aziri: Nuk bëj thirrje për dhunë – postimi ka qenë metaforë se shqiptarët i dalin zot vetvetes

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, në një deklaratë për Klan M, i ka quajtur të pavërteta pretendimet e Deputetit Antonio Miloshoski dhe të VMRO-DPMNE-së.

Ai, për Klan M, tha se postimi ka qenë në aspekt metaforik se shqiptarët i dalin zot vetvetes dhe se nuk bën thirrje për dhunë ndaj askujt aq më pak ndaj deputetëve apo ndonjë pjesëtari të ndonjë etnie tjetër.

“Asgjë që pretendon Antonio Miloshoski, nuk është e vërtetë. Nuk bëj thirrje për dhunë ndaj askuj aq më pak ndaj deputetëve apo pjesëtari të ndonjë etnie tjetër. Postimi ka qenë në aspekt metaforik se “shqiptarët i dalin zot vetvetes” – ka deklaruar Aziri për Klan M.