Aziri: Prej 320 milionë eurove bllok-dotacione, komunat shqiptare marrin vetëm 15 përqind

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri në emisionin ,,Click Plus” në Tv21 duke folur për projeksionin buxhetor për vitin 2021 ka nënvizuar se buxheti nuk është i drejtë dhe nuk ka shpërndarje të barabartë për të gjitha rajonet zhvillimore dhe kjo shpërndarje jo e drejtë më së shumti është e theksuar në rajonet më shumicë shqiptare.

“Ja një shembull që flet shumë për atë se si është projektuar buxheti, p.sh. në buxhet janë parashikuar 320 milion euro në formë të bllok-dotacioneve dhe nga këto mjete komunat me shumicë shqiptare përfitojnë vetëm 15 përqind,

Reklame

që i bie se 85 përqind shkojnë në komunat ku shumica e qytetarëve janë të përkatësisë maqedonase, prandaj po e përsëris që ky buxhet është jo i drejtë dhe krijon një disbalans zhvillimorël duke diskriminuar komunat shqiptare”, ka deklaruar Aziri në ,,Click Plus”.