Azizi: Atë që nuk e arriti BDl ta bëjë 18 vite në p ushtet e bëri BESA duke qenë në opozitë

Advertisment

Adnan Azizi ne rrjetin e tij social facebook shkruan:

Atë që nuk arriti BDI ta bëjë 18 vite në pushtet, E bëri Lëvizja BESA duke qenë në opozitë.

Reklame

Përcaktimi etnik dhe deklarimi i kombësisë është e drejtë elementare dhe e natyrshme që i takon çdo njeriu, qytetari dhe shtetasi që të identifikohet se cilës etni i takon.

Lëvizja BESA arriti nëpërmjet negociatave maratonike dhe përpjekjes këmbëngulëse që shqipëtareve për së pari herë tua mundësojë që edhe përmes dokumentave shtetërore të mund ta gëzojnë këtë të drejtë që më dekada u mohohej dhe që partitë politike shqiptare pjesmarrëse në pushtet kur nuk arritën ta bënin realitet një gjë të tillë!

Ata që janë kundër kësaj të drejte themelore për shqipëtarët në vendin tonë nuk tregojnë pjekuri politike dhe gatishmëri se duan të krijojnë një shoqëri të barabartë dhe një të ardhme të sigurtë multietnike!