Azizi merr timonin e Hekurudhave të Maqedonisë, Murtezani nuk e pret për dorëzim-pranim detyre

Advertisment

Adnan Azizi nga Lëvizja Besa sot edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë të Veriut. Ai sot nuk u prit nga ish drejtori Orhan Murtezani për dorëzim-pranim të detyrës ashtu sic kanë vepruar të gjithë ish-drejtorët tjerë, transmeton Tetova1.

Inatet që nga ndarja e Lëvizjes Besa duket se janë ende prezent te Alternativa sa që është shfaqur edhe në institucionet shtetërore. Sic mer vesh Tetova1 nga burrime brenda ShT Hekurudhat e RMV, Murtezani ka dorëzuar mandatin para dy ditësh, me qëllim që mos të shihet me drejtorin e sapoemwruar Adnan Azizi./ Tetova1