Babai i 5-vjeçares që u shkel sot nga vetura: Çikën ma mbyti në trotuar duke garuar me një veturë tjetër

Advertisment

Një vajzë ka vdekur ndërsa nëna e saj ka pësuar lëndime të rënda, pasi u goditën nga një veturë në fshatin Runik.

Ishte duke u kthyer nga shkolla.

Reklame

E për tu siguruar se do të kthehej shëndosh e mire në shtëpi atje kishte shkuar për ta marrë nëna e saj.

Por, deri sapo ktheheshin në shtëpi ato u goditën nga një veturë, që po qarkullonte me shpejtësi të madhe.

Madje makina u ndal tek kur kishte goditur një copë betoni në këtë pjesë.

Pjesët e veturës që I mori jetën 5 vjecarës kishin mbetur edhe një ditë me pasë.

E.S kishte mbetur e vdekur në vend , kurse e ëma morri lëndime të rënda trupore .

Të dyja ishin dërguar menjëherë në QKMF të Skenderaj .

Por mjekët thanë që ishte e pamundur që 5 vjecarja të mbahej në jetë.