Babai i Agon Musliut tregon bisedën e fundit që kishte pasur me të

Advertisment

Naim Musliu, babai i të ndjerit Agon Musliu ka treguar para Komisionit Hetimor për bisedën e fundit që kishte pasur me djalin e tij.

Musliu ka thënë djali i tij ka tentuar me çdo kusht që të mos shkonte në Qendrën e Studentëve, e cila ka shërbyer si karantinë, teksa ka shtuar se ai nuk ka pasur asnjë simptomë të COVID-19.

Reklame

“Të nesërmen kam komuniku me djalin, ai ka thënë se ushqimi ka qenë i mirë, dhe se ushqim ka qenë pa vërejtje, ka thënë se ka jo pastërti, dhe se ka qenë një dollap i mbyllur me disa shirita. Ai më ka pyetur se ku më i lënë teshat, unë i kam thënë ta hap dollapin. Të nesërmen kanë filluar mërzitë dhe shqetësimet e tij. Është vërejt se e ka një mërzi, e kam thirrur edhe disa herë por nuk është lajmëruar. Kam intervenuar te Lutfi Haziri, i kam thënë se diçka nuk është në rregull dhe se duhet të veprojë. Pas një kohe, kryetari më ka thirr në telefon dhe ka thënë se djali nuk është mirë dhe se mjekët po tentojnë ta shpëtojnë”, ka thënë ai.

Ndryshe, në fillim të majit 26 vjeçari Agon Musliu kishte gjetur vdekjen pasi ishte hedhur nga kati i 4-të i Qendrës Studentore që shërbente si karantinë