Babai i Dua Lipës i emocionon të gjithë: Nuk jam kosovar, por shqiptar!

Advertisment

Babai i këngëtares shqiptare Dua Lipa, Dukagjin Lipa është revoltuar me të gjithë personat që përdorin termin “kosovarë”.

Ai është shprehur me këmbëngulje për moderatorin Adi Krasta se nuk është kosovar, por është shqiptar.

Reklame

“Unë jam shqiptar, unë nuk jam kosovar, unë jam shqiptar nga Kosova. Dua Lipa është shqiptare që ka lindur në Britani”, tha Dukagjin Lipa.

Ky i fundit në një artikull dedikuar baballarëve më të pashëm të personave të famshëm nga ndërkombëtarja “The Sun”, është cilësuar si një mashkull me tipare shumë tërheqëse. Ai ka qenë gjithmonë në qendër të mediave, pasi Dua flet shpesh publikisht për të atin.