Babai i Malësorit: E humba djalin polic pas tetë vajzave, ato ditë kishim edhe dasmën e tij (VIDEO)

Advertisment

Dy vjet më parë pjesëtari i Policisë së Kosovës Malsor Dashi humbi jetën në një aksident trafiku në rrugën Kaçanik Hani i Elezit. Ai ishte në detyrë bashkë me kolegun Armend Trena, kur vetura zyrtare e policisë përfundoi në lumin Lepenc, ndërsa trupat e tyre u gjet pas disa ditësh.

Sot, në përvjetorin e themelimit të Policisë, Presidenti, Hashim Thaçi ka marrë vendim që t’i shpallë heronj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në detyrë. I pranishëm për të marrë medaljen hero i Kosovës, i pranishëm ishte edhe babai i Malsorit, Shemsedini.

Reklame

Ai pasi përqafoi flamurin e Policisë, për IndeksOnline tha se Malsorin e kishte pas tetë vajzave dhe dasmën e tij kishte planifikuar ta bënte dy javë nga data kur i vd iq. Bashkë me Shemsedinin, në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për policët e rënë, u përlotën edhe krerët e policisë. Në fund të gjithë të pranishmit ngushëlluan babain e Malsorit duke i thënë të ndihet krenar për të birin.

 

Babai i Malsorit pasi përqafoi flamurin e policisë: E humba djalin pas tetë vajzave, ato ditë kishim edhe dasmën e tij

Babai i Malsorit pasi përqafoi flamurin e policisë: E humba djalin pas tetë vajzave, ato ditë kishim edhe dasmën e tij

Gepostet von IndeksOnline am Freitag, 4. September 2020