Babai i ‘yllit’ të Juventusit: ‘Djali im ëndërron të luajë për Interin…’

73

Talenti i Juventusit, Moise Kean, ëndërron të veshë fanellën e Inter-it.

Ka qenë babai i sulmuesit që e ka zbuluar këtë: “Ma ka thënë gjithmonë, kur luante te Torino: ‘Pas Torino-s, më dërgo tek Inter-i”.

“Gjithçka ka lindur në momentin kur do blinim një fanellë dhe unë i kam thënë të zgjidhte një”, ka thënë babai i sulmuesit për “Passioneinter”.

“Nuk ka patur asnjë dyshim dhe ka zgjedhur menjëherë atë të Martins. Inter është shtëpia e tij, e ka zgjedhur kur ka qenë i vogël, do të donte të shkonte atje. Më pas varet nga ofertat që vijnë. Nëse Inter-i do t’i ofrojë më shumë nga sa fiton tani, sigurisht që do të shkojë”.

Biorou Jean Kean ka folur edhe për “Topin e Artë”: “Mendoj se sot ka dhënë vetëm 50% të potencialit të tij të vërtetë. Si baba, unë e kam thënë gjithmonë: pres që ai ta fitojë Topin e Artë. Dhe deri kur nuk do të ma sjellë në shtëpi… Jam i sigurt se do ta fitojë”.

“Po rritet, mund t’ia dalë në 3-4 vite. Nuk duhet të harrojmë se nuk ka mbushur akoma 20 vjeç dhe luan tek Juventus. Gjithashtu, ka debutuar me Italinë dhe ka shënuar dy gola”, përfundoi ai.