Babai kosovar përcjellë vajzën për në Gjermani: Shpresoj që toka e re tu ofrojë mundësi, që shtëpia e tyre su dha!

Në çdo pjesë të vendit tonë shohim kurse private që ofrojnë mësimin e gjuhës gjermane, kjo pasi që interesimi i të rinjve për të ikur në shtetin gjerman është rritur.

Fatin e këtyre të rinjve që po kërkon jetë më të mirë, e pati edhe Fatlume Avdylaj nga Istogu.

Reklame

Ajo sot mori rrugën drejt Gjermanisë, për një jetë më të mirë, ndërsa u përcoll deri në aeroport nga babai i saj, shkruan Indeksonline.

Ky i fundit ka publikuar disa fotografi në llogarinë Facebook, derisa ka shkruar:

“E përcolla vajzën time Fatlumen, për në Gjermani. Shpresoj që asaj, si edhe të gjithë të rinjve të tjerë që po largohen, toka e re po i pret t’ua ofrojë mundësitë profesionale, që shtëpia e tyre, Kosova nuk ua dha”, shkruan Fadil Avdylaj.

Si pasojë e këtyre ikjeve, veçmas mungesa e doktorëve e infermierëve në Kosovë sa shkon duke u rritur ne institucionet shëndetësore./Indeksonline