Babai nga Mitrovica e shpalli djalin të vdekur, mjekët e shpëtojnë gjatë operacionit

1569
#

Një prind nga Mitrovica, para pak minutave, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook e ka
shpallur djalin e tij të vdekur. Por i biri 15-vjeçar kishe qenë në sallën e operacionit duke marrë
ndihmën emergjente nga mjekët. Fatmirësisht ai ka shpëtuar.
Fëmija, A.B., nga Mitrovica për 15 minuta u shpall i vdekur.

Por i gjithë ky njoftim doli të jetë i ngutshëm nga ana e babait të 15-vjeçarit. Për disa minuta statusi i
tij mori dhenë në Facebook.

M.B., nga veriu i Mitrovicës, njoftoi nëpërmjet një statusi në Facebook, se djali i tij që ra në pishinë ka
ndërruar jetë. Por pas pak minutash statusi i tij që doli të jetë i rrejshëm, u fshi.
Mjekët arritën ta shpëtojnë djalin i cili ndodhet në komë.

Ai për Express ka sqaruar se u ngut me këtë lajm dhe se të njëjtin e ka shkruar për shkak të thirjeve
të shumta që ia kanë bërë të afërmit për t’u interesuar rreth shëndetit të birit të tyre.