Babai s’flet me bijën, ia lë 80 mijë monedha metali në oborr (video)

Babai i një adoleshenteje në Virgjinia të Shteteve të Bashkuara e ka kryer pagesën e fundit ligjore të prindit për fëmijën në mënyrë të pazakontë – duke hedhur dhjetëra mijëra monedha në oborrin e shtëpisë ku jeton e bija.

Mediet lokale raportuan se vajza dhe nëna e saj i mblodhën monedhat dhe vendosën që 800 dollarët t’i dhurojnë për organizatën “Safe Harbor”, që merret me trajtimin e vik timave të dhunës në familje.

Reklame

Avery Sanford, vajza 18 vjeçe që nuk ka folur me babanë që disa vjet, tha se i ati kishte marrë me qira një rimorkio dhe u ndal me të para shtëpisë së saj në Richmond.

Ai i hodhi monedhat në bar, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express