Babë e bir bien në kontakt me rrymën, 16 vjeçari vdes në vend!

Advertisment

Një 16 vjeçar ka gjetur vdekjen këtë të hënë për shkak të kontaktit me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lapardha në Berat.

Babë e bir ishin duke korrur mistrin në tokën e tyre dhe në atë moment kanë rënë në kontakt me një kabull të tensionit të lartë.

Reklame

Për pasojë i riu ka vdekur në vend, ndërsa i ati ndodhet në gjendje të rëndë, i shtruar tashmë në spitalin e Tiranës.