Bajrami deklaron se nuk ishte pajtuar me deklaratat e Jankullovskës për mon strën

Advertisment

Në konferencën e organizuar nga MPB, për detajet për rastin Mo nstra, ku ka dhënë deklaratë ministrja e Brendshme Gordana Janukllovska, Xhelal Bajrami tha se nuk ka dashur të marrë pjesë dhe se është krijuar situatë e tensionuar në mes Bajramit e Jankullovskës.

Bajrami si ish zëvendës ministër tha se i kam thënë Jankullovskës se nuk guxojmë të dalim me deklaratë se kush janë kryerësit e veprës, sepse ajo punë është e gjykatës dhe nëpërmjet një gjykimi transparent të dëshmohet pafajësia ose e kundërta.

Reklame

Bajrami tha se nuk është pajtuar që ministrja Jankulkovaka të del me ato deklaratë që ka dhënë atëherë dhe nuk është pajtuar as pas konferencës, ndërsa për deklaratën e se kryerësit e veprës janë pjesëtar të një rrjeti radikal islamist , Bajrami tha se ky ka qenë qëndrim i Jankullovskës.